ShBA-ja pretendon se ka prova se oligarkët rusë janë përpjekur për t’i shmangur sanksionet NULL NULL 01.04.2022 23:13 01.04.2022 23:13 Departamenti Amerikan i Drejtësisë po pretendon se ka prova se oligarkët rusë janë përpjekur t’i shmangin sanksionet e vendosura ndaj tyre. Andrew Adams, i cili drejton task-forcën e re të departamentit “KleptoCapture”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se niveli i bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet ndaj oligarkëve arriti kulmin e të gjitha kohërave në mars, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Adam tha se prej disa prej tyre ka përpjekje për të zhvendosur prona të luajtshme si jahte e aeroplanë, në juridiksione ku mendohet se njerëzit kanë perceptim se do të ishte më e vështirë për të hetuar. Qëllimi i kësaj task-force është për t’i vënë në vështirësi financat e oligarkëve rusë, si përpjekje për të ushtruar presion ndaj presidentit Vladimir Putin që t’i ndalojë sulmet ndaj Ukrainës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025