ShBA-ja paralajmëron Turqinë që të mos presë liderët e Hamasit NULL NULL 19.11.2024 17:32 19.11.2024 17:32 Kryeministri i Hamasit të Rripit të Gazës, Ismail Haniyeh, majtas dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan përshëndesin së bashku në Parlamentin në Ankara, Turqi, 3 janar 2012. - Foto: AP Administrata e presidentit Biden, i ka bërë thirrje Turqisë që të mos presë anëtarët e udhëheqësisë së Hamasit. Kjo pasi dolën raporte se disa anëtarë të lartë të grupit luftëtar të lartcekur u larguan nga Katari për në Ankara javën e kaluar. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Mathew Miller, u tha gazetarëve të hënën se nuk është në gjendje të kundërshtonte pretendimin se qeveria turke po priste udhëheqjen e krahut politik të organizatës, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv. “Ne nuk besojmë se udhëheqësit e një organizate të egër terroriste duhet të jetojnë të qetë kudo”, tha Miller, duke shtuar se kjo vlen veçanërisht në kryeqytetin turk – një “qytet i madh i një prej aleatëve dhe partnerëve tanë kryesorë”. Transmetuesi publik izraelit Kan tha se anëtarët e Hamasit u nisën nga Doha në Ankara pasi qeveria e Katarit njoftoi se po largohej nga përpjekjet e saj të mëparshme për të negociuar një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.