ShBA-ja në Tiranë uron Ditën e Alfabetit me vargjet e Naim Frashërit NULL NULL 22.11.2024 10:34 22.11.2024 10:34 Urimi i Ambasadës së ShBA-së në Tiranë për Ditën e Alfabetit Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada ka zgjedhur vargjet e Naim Feashërit për të uruar këtë ditë. “Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, ka thënë ShBA-ja në Tiranë. Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike… pic.twitter.com/iarW8YgJ21 — U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 22, 2024 Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në shkurt të këtij viti. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat kombëtare shqiptare. Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike. /Klankosova.tv