ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venezuelën NULL NULL 22.12.2025 08:44 22.12.2025 08:44 Roja Bregdetare e ShBA-së është në “ndjekje aktive” të një anijeje tjetër në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen. Autoritetet amerikane kanë sekuestruar tashmë dy cisterna nafte këtë muaj – njëra prej tyre të shtunën. Ndjekja e së dielës lidhej me një “anije të sanksionuar të flotës së errët që është pjesë e shmangies së paligjshme të sanksioneve nga Venezuela”, tha një zyrtar amerikan. “Ajo po valëvit një flamur të rremë dhe është nën një urdhër gjyqësor sekuestrimi”. Uashingtoni e ka akuzuar Venezuelën se përdor paratë e naftës për të financuar krimet e lidhura me drogën, ndërsa Venezuela i ka përshkruar sekuestrimin e cisternave si “vjedhje dhe rrëmbim”.