ShBA-ja i kërkon Serbisë t’i ndalojë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in NULL NULL 31.05.2023 21:16 31.05.2023 21:16 Dhuna e serbëve lokalë dhe atyre të Serbisë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan, 29 maj, 2023. Foto: Reuters Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Në një brifing nga Shtëpia e Bardhë, Kirby kërkoi po ashtu nga Serbia që t’i ndalë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in, raporton Klankosova.tv. “Edhe Presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë