Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja e sulmon sërish grupin terrorist Houthi

NULL NULL
19.01.2024 19:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar sërish raketa në drejtim të anijeve të grupit terrorist Houthi në Jemen.

Kjo është hera e gjashtë në 10 ditët e fundit që ShBA-ja e ka vënë në shënjestër grupin e mbështetur nga Irani.

Sulmi vjen një ditë pasi ShBA-ja përdori avionë luftarakë për të goditur dy raketa anti-anije të Houthi, pjesë e një fushate në rritje për të tentuar të pengojë aftësinë e grupit militant për të gjuajtur raketa dhe drone kundër korsive ndërkombëtare të anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ritmi në rritje i sulmeve, të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë një përgjigje mbrojtëse ndaj sulmeve të Houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, ka ngritur pikëpyetje në lidhje me strategjinë e përgjithshme të ShBA-së që synon të pengojë militantët dhe të degradojë aftësitë e tyre të armëve.

Dje, grupi Houthi e ka sulmuar një anije amerikane në Detin e Kuq, ku më pas ShBA-ja ka lëshuar paralajmërimin që anijet me flamuj amerikan të mos kalojnë në ujërat e Detit të Kuq.

lajme të ngjashme