ShBA-ja deklarohet pas takimeve të Kurtit e Vuçiqit me liderët evropianë NULL NULL 28.10.2023 13:46 28.10.2023 13:46 Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë. “I mirëpresim takimet që janë mbajtur për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe – me rastin e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë të shteteve anëtare të BE-së, transmeton Klankosova.tv. “Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit. Mbrëmë, treshja evropiane, Scholz, Macron e Meloni, lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimeve që zhvilluan të enjten në Bruksel me Kurtin e Vuçiqin, ndaras. Ata i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen de-fakto të pavarësisë së Kosovës. /Klankosova.tv