ShBA i kthen Houthit në listën e grupeve terroriste ndërkombëtare NULL NULL 16.02.2024 20:49 16.02.2024 20:49 Foto ilustruese Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot e kanë kthyer Houthin në listën e grupeve terroriste duke goditur grupin e lidhur me Iranin me sanksione të ashpra. Ky veprim ka ngjallur frikë në Kombet e Bashkuara se mund të dëmtojë ekonominë dhe civilët e Jemenit, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa OKB-ja thotë se më shumë se 18 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Jemen. Zëdhënësi Houthi, Mohammed Abdulsalam tha në një deklaratë se vendimi i ShBA-së pasqyron “hipokrizi të hapur” dhe akuzoi ShBA-në për sponsorizimin e terrorizmit duke mbështetur Izraelin.