SHBA: I dyshuari për vrasje ia arrin të ikë nga objekti i gjykatës (VIDEO) NULL NULL 12.03.2023 13:20 12.03.2023 13:20 28-vjeçari Edi Villalobos u dërgua në një gjykatë në Washington, për seancën e tij të radhës, pasi dyshohet për vrasje me thikë të një 33-vjeçari. Megjithatë, brenda hapësirave të gjykatës, sapo atij iu liruan duart dhe këmbët, ai e pa një mundësi për t’u arratisur, çka edhe e bëri. Ai iku shpejt nga salla e seancës, duke kaluar korridoret dhe përfundimisht duke u larguar nga objekti i gjykatës. Megjithatë, i njëjti u gjet sërish, pas dy orësh kërkimi, duke u munduar të fshihej në një banesë të boshatisur. Tani, përveç padisë për vrasje, ai do përballet me padi të reja, që lidhen me tentimin e tij për të ikur. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: "Material propagandues, për keqardhje" 10/02/2023
Lajme Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE 10/02/2023