Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA fut në listën e zezë Artan Grubin dhe gjyqtarin Enver Bexheti

NULL NULL
09.12.2024 20:51
Foto e Departamentit Amerikan të Shtetit

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe ish gjyqtari në Gjykatën e Apelit të këtij shteti, Enver Bexheti, janë futur në listën e zezë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve.

Arsyeja e futjes në listë të zezë ka të bëjë me përfshirjen e tyre në korrupsion dhe minimin e procesit gjyqësor, raporton Klankosova.tv.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thotë DASH.

Në listën e zezë janë futur edhe anëtarët e familjes së Grubit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.