SHBA dhuron materiale shëndetësore për Shqipërinë, ambasadorja Kim: Jemi me ju NULL NULL 10.04.2020 08:49 10.04.2020 08:49 Gjatë ditës së djeshme ka arritur në Tiranë një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht materiale mbrojtëse për mjekët që po luftojnë në linjë të parë kundër pandemisë së koronavirusit. Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ishte e pranishme në kalimin e materialit në duart e autoriteteve shqiptare së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Krenare që e mbikëqyra dhurimin e pajisjeve mbrojtëse për mjekët nga Programi Amerikan i Asistencës Humanitare për aleatin tonë Shqipërinë për ta ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë që ta mbrojë personelin shëndetësor që është në front të parë të luftës me pandeminë Covid-19. Jemi me ju”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter. Proud to oversee donation of important PPE from @US_EUCOM Humanitarian Assistance program to our Ally 🇦🇱 to help @ShendetesiaAL protect front-line healthcare workers. @GManastirliu #COVID19 #JemiMeJu pic.twitter.com/xaxTru5YYv — Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 9, 2020 Donacioni bën pjesë në Porgramin e Asistencës Humanitare të miratuar nga Washingtoni i cili ka lëvruar një fond prej 225 milionë dollarësh në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike për të gjitha vendet në vështirësi nga pandemia. Mesazhe falënderimi dhe mirënjohje për donacionin kanë ardhur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ibishi: Motivi i kërcënimit në Kuvend mund të vijë nga brendia e luftës politike 1 orë më parë