ShBA dhe Britania, kategorike kundër që Irani të ketë armë bërthamore NULL NULL 19.06.2025 23:38 19.06.2025 23:38 Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy. Foto: Ministria e Jashtme e Britanisë / FB / Arkiv ShBA-ja dhe Britania e Madhe u pajtuan që Irani nuk guxon kurrë të zhvillojë ose sigurojë një armë bërthamore. Kështu u tha në njoftimin për media pas takimit të Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi me ministrin e jashtëm britanik, David Lammy, në Uashington. “Ata diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit dhe u pajtuan që Irani nuk guxon kurrë të zhvillojë apo sigurojë një armë bërthamore”, tha zëdhënësja e DASh-it, Tammy Bruce, raporton Klankosova.tv. Ndër të tjera, dyshja folën edhe për çështje tjera me interes të përbashkët, përfshirë edhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. Rubio dhe Lammy u tha se biseduan edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s dhe rikonfirmouan rëndësinë e shtimit të shpenzimeve në mbrojtje për të siguruar paqen dhe stabilitetin. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025