Sharp me ekrane 4K për smartfonë NULL NULL 02.05.2015 15:53 02.05.2015 15:53 Sharp, kompania e dytë në botë për krijimin e paneleve LCD, po prodhon tani ekrane me rezolucion 4K për telefonat inteligjentë dhe do t’i shesë ato tek kompani të tjera duke filluar nga viti 2016. Sharp do t’u përgjigjet kërkesave të larta nga kompanitë kineze, të cilat duan të krijojnë pajisje të cilësisë së lartë. Sharp do të fokusohet tek me panelet me raport 16:9 për pajisjet me rezolucion 4096×2160 pikselë, dhe ekranet e para do të kenë madhësi 5 deri në 6 inç. Në fillim të këtij viti, shefi ekzekutiv i kompanisë Huawei, Richard Yu , i cilësoi ekranet Quad HD tek telefonat si “dështim”. Ai tha: “Sytë tuaja nuk mund të identifikojnë ndërmjet ekranit me rezolucion Full HD dhe 2K tek një telefon inteligjent. Ju nuk mund të dalloni ndryshimin, kështu që është plotësisht i pa kuptimtë.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.