Sharon Stone: S’kam ndërmend të harxhoj kohën për një lidhje NULL NULL 02.06.2016 13:43 02.06.2016 13:43 Sharon Stone edhe pse është pranë të 60-ave, vazhdon të duket sa gjysma e moshës së saj. Aktorja duket e mrekullueshme teksa ka pozuar për numrin e fundit të revistës “AARP The Magazine” përkrah Jane Fonda dhe Alfre Woodard. Në intervistën e dhënë për këtë revistë, 58-vjeçarja ka zbuluar arsyen se pse ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga lidhjet romantike: “Nuk është aspak e vështirë të nisësh një lidhje, por jeta ime është shumë e plotësuar, shkruan tch. Nuk kam aspak ndërmend të harxhoj kohën time për një lidhje apo thjesht për të kryer marrëdhënie me një person që nuk e njoh”. “Në këtë pikë të jetës sime, marr më shumë kënaqësi fizike, shpirtërore dhe emocionale nga një buzëqeshje, nga një bashkëbisedim i ngrohtë ose nga një pamje super seksi. Ke parasysh mënyrën kur një mashkull të sheh, kur kupton se ai vërtet po vështron? Unë nuk dua të jem me dikë nëse nuk vepron kështu”, shton Stone. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks