Shaqiri paralajmëron Chelsea-n: Ne jemi gati NULL NULL 14.08.2019 18:54 14.08.2019 18:54 Liverpool dhe Chelsea do të zhvillojnë ndeshjen finale për Superkupën e Evropës. Takimi fillon në ora 21:00 në “BJK Vodafone Arena” në Stamboll. Para ndeshjes futbollisti shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka publikuar një foto duke bërë me dije “Ne jemi gati”. Sipas informacioneve Xherdani nuk do të startoj nga minuta e parë në këtë finale. Kjo është finale e tretë angleze në një garë evropiane të futbollit, pas Liverpool-Tottenham në Champions League dhe Chelsea-Arsenal, në Europa League. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.