Shaqiri i rëndësishëm për Interin NULL NULL 22/05/2015 22/05/2015 Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka folur për futbollistin kosovar Xherdan Shaqiri. Siç dihet kosovari nga Zhegra e Gjilanit u transferua nga Bayern Muncheni në Inter. Mancini, ka thënë se në të ardhmen Shaqiri do të jetë shumë i rëndësishëm për Interin. “Jemi të kënaqur që e kemi Shaqirin në skuadër. Edhe ai sikurse Santon ka pasur një rënie të formës, pasi ka luajtur pa u përgatitur maksimalisht. Në të ardhmen Shaqiri do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë Mancini, i cili pret shumë nga kosovari.
Ndërkombëtar 20 yje fëmijë, pamja e të cilëve si të rritur na mahniti plotësisht (FOTO) 8 minuta më parë