Shaqir Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme (VIDEO) NULL NULL 11.04.2026 11:12 11.04.2026 11:12 Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka përmendur se nëna është ende me ta, edhe pse kohët e fundit ka kaluar një problem shëndetësor serioz, duke shpjeguar kështu mungesën e Fluturës, gruas së tij, në emision, shkruan Klanksoova.tv Totaj theksoi se prezenca fizike e nënës i ka dhënë gjithmonë siguri dhe ka ndikuar thellë në jetën e tij. “Nana është hala me ne edhe pse kohët e fundit pati një problem shëndetësor më serioz, kjo është arsyeja pse flutura nuk ka mujt me ardhë në emision. “Kur janë prindërit edhe veç kur janë fizikisht prezent, e nin një siguri, nëna prezenca e saj fizike të jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme”, tha Totaj, transmeton Klankosova.tv Në lidhje me të atin, ai shprehu se ka shumë kujtime të bukura nga fëmijëria dhe rinia. “Si shumë i ri, kam pasur pasion udhëtimet dhe kam udhëtuar në Evropë si student. E mbaj mend sa herë i kërkoja mbështetje financiare dhe ai më jepte më shumë sesa kërkoja,” shtoi Totaj, duke nënvizuar lidhjen e fortë me të atit dhe ndikimin e tij në jetën e tij. Ndiqeni videon nga emisioni për më shumë detaje: