”Shape of you” shkak i burgosjes së një gruaje (VIDEO) NULL NULL 28.03.2017 17:49 28.03.2017 17:49 Kënga ”Shape of you” e Ed Sheeran është bërë mollë sherri për një grua. Kjo sepse Sonia Bryce, u akuzua nga fqinjët e saj Clare dhe Jonathan Tidmarsh, se ajo ka dëgjuar këngën e Ed Sheeran me zë tejet të lartë, madje duke e përsëritur disa herë, njofton Klan Kosova. 36 vjeçarja u akuzua e më pas mbajti 6 javë burg që nga dhjetori i vitit të kaluar. Fqinjët raportuan se Sonia kishte përsëritur këngën ”Shape of you” për 10 herë me zë të lartë, duke u bërë kështu shkas i prishjes së qetësisë së ambientit ku banonin, njofton Klan Kosova.