Shala uron Federatën e Hendbollit NULL NULL 08.11.2015 11:13 08.11.2015 11:13 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron Federatën e Hendbollit të Kosovës, me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit – IHF, duke u bërë anëtare e 200-të e kësaj federate, njofton Klan Kosova. Shala përgëzon drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, hendbollistët, dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të hendbollit të Kosovës. Shala më tej u shpreh se përparimi i sportit të Kosovës në planin ndërkombëtar, është dëshmi e sukseseve të shtetit të Kosovës. “Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala. Ai ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar. klankosova.tv