Shala: Sonte u bindëm se Prishtina do na e sigurojë fitoren NULL NULL 22.09.2019 22:05 22.09.2019 22:05 Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Endrit Shala, me bindje u shpreh se Prishtina do t’ua sigurojë fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit. Shala thotë se platforma dhe programi i tyre janë domosdoshmëri për vendin. “Dhe kjo pritje që na u bë në Sallën e Kuqe, kjo rini që brohoriti dhe duartrokiti pandërprerë është dëshmia më e mirë.” Ai u zotua se do të vazhdojë të jetë zëri i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve. Postimi i plotë: Pikërisht në vendin ku pesë vite më parë e themeluam Nismën Socialdemokrate, sonte u bindëm se ky vend do na e sigurojë fitoren.Në Prishtinë ashtu si në të gjitha takimet që kishim në qytetet e Kosovës, përkrahja entuziazmi dhe rinia, na dëshmuan se Kosovës i duhet Nisma Socialdemokrate. Platforma dhe programi ynë janë domosdoshmëri për vendin, dhe kjo pritje që na u bë në Sallën e Kuqe, kjo rini që brohoriti dhe duartrokiti pandërprerë është dëshmia më e mirë.Unë zotohem se do të vazhdojë të jem zë i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 8 minuta më parë