Shala: Si LDK i ofrojmë Ambasadës së Shqipërisë pronën tonë NULL NULL 31.05.2016 21:39 31.05.2016 21:39 I ftuar në Zoba B të Klan Kosova ka qenë asamblesiti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala. Ai ka folur parcelën që ka ndarë komuna për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, në Kosovë, njofton Klan Kosova. “Merita më e madhe e Shpendit është që ai të ulet dhe me qasjen e tij të reflektojë politika të jashtëzakonshme. “ “Të gjitha ato që ai do të mendonte që do të ecin para kuvendit sepse ai i ka fituar votat.” “Shpendi është dashur të thoshte se jam bashkëpunues dhe jo përjashtues sepse me përjashtime nuk bëhet politika.” “Të pafuqishmin politik nuk mund ta bësh të fuqishëm, sepse përndryshe ai nuk do ti politizonte këto gjëra”, ka thënë Shala. “Shpendi meriton unifikim të jashtëzakonshëm të spektrit politik sepse pa këto nuk mund të ecet përpara.” “Mendoj që kjo çështja e Ambasadës së Shqipërisë duhet të shtrohet ne mbledhje dhe përfaqësuesit politik të merren vesh dhe duhet ti shtrohen një debati.” “Ne jemi në gjendje që Ambasadës së Shqipërisë ti themi se aty ku jemi ne do të jemi edhe ju ne si LDK.” “Kjo gjë mund të ndodhë sepse ka hapësirë dhe do të ishte nder edhe për ne edhe ambasadën, besoj”, ka pohuar Shala. “Kemi dashur të tregojmë se asnjë subjekt nuk duhet të bie në kurthin e VV-së që gatuajnë dhe prodhojnë opinione.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025