Shala: Rugova nuk ishte frikacak, rezistenca paqësore e tij delegjitimoi narracionin e Serbisë NULL NULL 12.06.2025 21:39 12.06.2025 21:39 Historiani Asdren Shala, është shprehur se ish-presidenti i vendit, Ibrahim Rugova, s’ka qenë frikacak dhe se ka besuar në paqe. Sipas Shalës, pikërisht rezistenca e tij paqësore e ka delegjitimuar argumentin e Serbisë, se në Kosovë shqiptarët nuk kanë problem me të drejta. “Personalisht lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, po e portretizoj më Rugovën sepse është ikona e asaj lëvizje, por edhe lëvizja çlirimtare e UÇK-së për mua janë komplementare. Mos ta harrojmë në vitet `90-ta një hap eventual i Ibrahim Rugovës, me iu përgjigj një ftese të Franjo Tuxhmanit dhe Stipe Mesiç për një luftë të përbashkët kundër Serbisë, shqiptaro – kroat-sllovene, në gjykimin tim ajo kish me përfundu më së keqi për shqiptarët”. “Kështu që mendoj se rezistenca e Ibrahim Rugovës ka qenë ose e ka delegjitimu argumentin e Serbisë, apo atë kohë ish-jugosllavisë që në Kosovë shqiptarët nuk e kanë problem me liri e të drejta. Ajo rezistencë paqësore, që po e themi me epitetin që e ka zgjedh Rugova vet, një farë refuzimi estetik që i bënë atij sistemi të aparatit apartedi, për mua ka qenë një argument i mirë që goxha shumë e ka lëvizje çështjen e shqiptarëve tutje”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës. Por siç ka theksuar Shala, ka qenë një moment kur Ibrahim Rugova është dashur të ndërronte qasjen. “Pas Dejtonit ka lëvizje të tjera gjeopolitike, ku mos përmendja e shqiptarëve, që këtu u tha mirë apo keq është temë për debat por s`po e bëjmë sot. Unë mendoj që ka një moment kthese ku Ibrahim Rugova, të paktën ish deshtë me kuptu, që të paktën ka ardhë momenti me ndërru qasjen”. “Sepse unë asnjëherë nuk mendoj që pacifizmi si filozofi, si mënyrë e të parit të politikës nuk është frikë. Se këtu është përpjek shumë mas luftës që pacifizmin me na asocu me frikën që s`është. Thjesht Ibrahim Rugova ka besuar në paqe. Me thënë që Rugova ka qenë frikacak ose nuk ka qenë patriot për mua është naivitet në gjykim”, tha Shala. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 3 minuta më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë