Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë, pikë (VIDEO) NULL NULL 16.06.2025 15:15 16.06.2025 15:15 Azdren Shala Analisti Azdren Shala ka folur rreth procesit të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Sipas tij, pushtetit i leverdisë dënimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv. Në emisionin “Kosova Today”, Shala po ashtu shtoi se Gjykata Speciale është duke vepruar në një tjetër univers paralel. “Dënimi është gati, unë nuk kam dilema që nuk kanë me i dënu, kjo Gjykatë [Speciale] është duke vepruar krejt më një univers paralel. Por te ne nuk ka iniciativë, i vetmi që ka marr iniciativë është Nasim Haradinaj, sepse konsideron me të drejt që aty janë shkelur të drejtat”. “Në 2019 ne e kemi pasur një iniciativë me zhbë Gjykatën Speciale, a e dini kush nuk i dhënë votat, Lëvizja Vetëvendosje, pas telefonatës që ia bën Rexhep Selimi, Albin Kurtit në burg. Fillimisht kanë qenë pro”, u shpreh Shala. “Te ne, ne nuk kemi pa iniciativa por heshtje të plotë, që për ne është miratim i plotë, për mua këtij pushteti i leverdisë dënimi i djemve tanë, pikë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 55 minuta më parë
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 1 orë më parë