Shala: Për shoqërinë kosovare është normale dhuna e policit ndaj qytetarit (VIDEO) NULL NULL 10.07.2025 09:34 10.07.2025 09:34 Azdren Shala Opinionsti Azdren Shala, në emisionin “Ora Shtatë” foli rreth përgatitjes së Policisë së Kosovës. Ai thotë se policia e vendit është mjaft profesionale, megjithëse shton se në shoqërinë kosovare ekziston ende mentaliteti që polici mund të ushtrojë dhunë ndaj qytetarit, transmeton Klankosova.tv. “Në shoqërinë tonë, rëndom në çdo profesion, keqpërdoret autoriteti në mënyrë autoritare. Në shoqërinë tonë nuk është fort i qartë dallimi çka i bjen me kanë autoritet e çka i bjen me qenë autoritar. Këta policët tanë që sillen në mënyrë autoritare, nuk e përdorin autoritetin. Te na mësuesi ta tmerron nxënësit, mjeku ta terrorizon pacientin, gjyqtari-klientin. E kemi pra një prirje arkaike, sa herë vishemi pak me pushtet, me përdor në mënyrë autoritare e jo me tregu autoritetin, ky është problemi i parë”, tha Shala. “Problemi i dytë mendoj unë, se ne si shoqëri e dalë nga një sistem shumë represiv jugosllav e serb me vonë, konceptin për policinë e kemi të barazvlefshëm me atë të dhunuesit. Për ne ende është normale dhuna e policit ndaj qytetarit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë