Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala për dialogun: Duhet paramarrëveshje që Serbia ta ndalojë agresionin diplomatik ndaj Kosovës

NULL NULL
25.09.2019 22:36

Ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala i cili vjen nga radhët e Nismas Socialdemokrate, ka thënë se sjellja në mënyrë reciproke me shtetet ashtu siç e trajtojnë  Kosovën, është mënyra e duhur për ruajtjen e dinjitetit të shtetit.

Shala në Zonën Zgjedhore pohoi që mjafton për secilin ministër të respektojë ligjet në dikasteret që veprojnë, njofton Klan Kosova.

”Gjithë infrastruktura ligjore e Republikës së Kosovës, i jep të drejtën dhe mundësinë secilit ministër të Tregtisë dhe Industrisë të sillet reciprokisht me vendet siç ato e trajtojnë shtetin e Kosovës”.

”Pasi që Maqedonia të vendosi disa barriera ku e ndaloi eksportin e disa produkteve, unë kam vendosur të njëjtën masë bllokade për patate dhe mjaltë. Për të ruajt dinjitetin e Kosovës, Kosova duhet të sillet në mënyrë reciproke me secilin vend tjetër që sillet me Kosovën si shtet që do të bëjë tregti”.

”Ne vetëm duhet të respektojmë ato ligje në dikasteret që qëndrojnë. Ne kemi dhënë shembull por tani kemi fokus kryesor zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.”

”Dy javë para se të vendosej masa 100% ndaj produkteve serbe, kam marrë një vendim me të cilin kam ndaluar hyrjen e produkteve që iu referoheshin vendit tonë si ”Kosovë e Metohi”. Ky vendim nuk ka të bëjë fare me masën për taksën, ky vazhdon të mbetet në fuqi, dhe përderisa Serbia edhe ne institucione të veta nuk i lejon që Kosovës t’i referohet me emrin e saj kushtetues, ato mallra nuk do të futen në Kosovë”.

”Kosova ka të drejtë varësisht siç sillet Serbia në raport me Kosovën edhe në raportin tregtar të marrë masa reciproke në secilën fushë sic kam marrë masa edhe në rastin e produkteve për referim të emrit”.

Endrit Shala tha se qëndrimi i Nismas Socialdemokrate është që të nis dialogu dhe të arrihet deri tek njohja reciproke por fillimisht të ketë një paramarrëveshje për eliminimin e barrierave që po shkakton Serbia, njofton Klan Kosova.

”Qëndrimi i Nismës është që dialogu duhet të fillojë, duhet t’i dëgjojmë miqtë tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE që thonë me qëllim që të arrijë njohjen reciproke mes të dyja vendeve. Me qëllim që t’i hapim mundësi sa më të lehtë procesit të dialogut, para se ta eleminojmë këtë masë duhet t’i eliminojmë edhe arsyet që na kanë detyruar të vendosim këtë masë të tillë. Duhet të ketë një paramarrëveshje që Serbia nga ky moment të ndalojë agresionin politik dhe diplomatik në raport me Kosovën. Bëhet një listë për barrierat që duhet të eliminohen, e që të nis dialogu sa më shpejtë”.

Miqtë tanë dhe SHBA edhe BE na kanë siguruar dhe sugjeruar, që në momentin kur ne si Qeveri e Kosovës t’i bëjmë këto hapat e duhur, ata do të garantojnë një qasje të Serbisë jo siç ka qenë e deritanishme. Çështja e rregullimit të brendshëm të Kosovës është kryer. Është përfunduar me Pakon e Ahtisarit ku Kosova e ka bërë kompromisin më të dhimbshëm të saj. Të drejtat e komitetit serb në Kosovë për ka lartësia nuk njihen nga asnjë vend në BE sikurse në Kosovë”.

”Ne jemi për një Asociacion me Kompetenca joekzekutive. Qëndrim i Nismës është që Kosova kompromisin e saj të dhimbshëm e ka kryer gjatë negociatave të saj të Vjenës. Ky dialog të procedojë më njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës. Kur them duhet të jem të kujdesshëm them të mendojnë për kë ta zgjedhin për deputetë sepse pas zgjedhjeve vendin e pret procesi i dialogut”.

Ndërsa Skender Reçica theksoi nevojën e qasjes së palës kosovare në dialog, duke respektuar rregullat kushtetuese, njofton Klan Kosova.

”Nëse në atë kreativitet nuk është biseda në dialog që ka të bëjë me reciprocitetin, mendoj që ka plot tema që mund të futet kreativiteti i tretë sa i përket ndarjes, apo shkëmbimit të territoreve”.

”Është mirë që kur të futemi në dialog ne duhet përmbajtur rregullave tona Kushtetuese. Ka tema që duhet t’i kemi në tavolinë të bisedimeve me Serbinë që e prekin qytetarin drejtpërdrejtë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.