Shala: Nuk kishim as armatim, as mundësi për ta kërcënuar askënd, por kishim vlera (VIDEO) NULL NULL 16.02.2023 21:16 16.02.2023 21:16 Shkrimtari dhe publicisti, Blerim Shala, i ftuar në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin është shprehur se adaptimi në rrethana ndërkombëtare ka ndodhur siç u shpreh ai në mënyrë brilante në vitin 89-90. Ai tha se rreshtimi i Kosovës ka qenë, siç u shpreh ai, i jashtëzakonshëm, kah perëndimi. “Adaptimi në rrethana ndërkombëtare ka ndodhur në mënyrë brilante në vitin 89, 90, iu kujtohet kur ne ishim një grup individësh që shiheshim nëpër kafeteri, nuk kemi pasur institucione, s’kemi pasur asgjë dhe e kuptuam momentin, kuptuam që bota u përmbys dhe ne e kuptuam që duhet të rreshtoheshim. Rreshtimi i Kosoës ka qenë i jashtëzakonshëm, kah perëndimi, kah ShBA-ja, kah vlerat elementare perëndimore”, tha ai. Shala u shpreh se nuk kishte armatim dhe as mundësi për ta kërcënuar dikë, por siç u shpreh ai, kishte vlera, përcjell Klankosova.tv. “Ne nuk kishim as armatim, as nuk kishim mundësi për ta kërcënuar askënd, por kishim vlera, ato vlera i plasuam në mënyrë të jashtëzakonshme dhe arritëm ta bindim perëndimin qe jemi në anën e drejtë të historisë, ndërkaq Serbia nuk e kuptoi momentin, tash edhe presidenti Vuçiq shpesh e përsërit po thotë ‘nuk dua ta bëjmë gabimin e vitit 89, 90, kur nuk e kuptuam çfarë po ndodh në botë”, tha ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025