Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Me deklaratën e fundit Kurti po konfirmon akuzat e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO) 

NULL NULL
04.07.2025 13:32

Analisti politik Azdren Shala ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë një interviste të mërkurën sulmoi dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po gjykohen në Hagë.

Kurti kishte deklaruar se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, duke shtuar se “PDK-ja nuk është reformuar”.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Shala tha se një deklaratë e tillë e Kurtit përbën problem serioz në dy aspekte.

“E para, Kurti asnjëherë nuk i ka mbështetur krerët e luftës. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë palë me Gjykatën Speciale”, tha Shala.

Sipas tij, problemi më i madh është se deklarata e Kurtit po përforcon narrativën e aktakuzës së Speciales.

“Deklarimi i tij ka dy problem sepse në formë të parë është deklarim që e konfirmon akuzën e Speciales, e cila arsyeje që i ka mbajtur në paraburgim jashtëligjshëm katër krerët e UÇK-së”.  E tani, kryeministri i Kosovës po thotë publikisht se kjo është e vërtetë”, deklaroi Shala.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.