Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 21:39 26.06.2025 21:39 Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij. Kjo u precizua në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar të enjten mbrëma, duke konfirmuar edhe raportimin e Klankosova.tv (GJEJENI KËTU) të bërë ditën e sotme. Kjo temë kaq e rëndësishme u diskutua sonte edhe në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Analisti Azdren Shala, ka thënë se me këtë vendim Kushtetuesja e ka bërë të qartë se bllokuesi është Albin Kurti. “Në këtë pikë gjykata ka dhënë bukur zgjidhje. Ja ka hequr Vetëvendosjes me vazhdu propagandën e vet populiste që deputetët e ish-opozitës po e bllokojnë Kuvendit. Jo, me ketë vendim po të kallxon që barra është veç e jotja”, deklaroi ai në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.