Shala: Hashim Thaçi, politikani më i suksesshëm i historisë së Ballkanit (VIDEO) NULL NULL 14.03.2025 09:14 14.03.2025 09:14 Historiani Azdren Shala e ka quajtur madhështore vizitën dhe qëndrimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, gjatë ditës së enjte. Madje, ai e quan si politikanin më të suksesshëm në Kosovë e Ballkan të shekullit 20-të, transmeton Klankosova.tv. “Për mua është keq se qysh politikani më i suksesshëm i Ballkanit, i shekullit 20-të, qëllimisht shikova historinë e Ballkanit, dhe asnjë politikan tjetër i shekullit 20-të, nuk ka të arritura historike sa ka Hashim Thaçi. E tash, politikani më i suksesshëm i krejt historisë së Ballkanit, me u trajtu si krimineli më ordiner i Ballkanit, kjo shkon përtej padrejtësive historike. Ky është skandali më i madh që ka mundur t’i ndodhte Kosovës. Ai që bëri dje Hashim Thaçi, për mua është madhështore”, tha Shala për “Ora Shtatë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025