Shala: Bomba më e madhe është Kurti, kur shpërthen do ketë shkatërrim total të Republikës NULL NULL 05.07.2025 13:01 05.07.2025 13:01 Azdren Shala Pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, në “Speciale” të Klan Kosova, analisti Azdren Shala tha se bomba më e madhe është kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Unë kam thënë prej fillimit, prej kur seanca e para filluan të shtyheshin në mënyrë të pakuptimtë, duke insistuar Kurti te Albulena Haxhiu, unë e kam thënë një send, që Kurti nuk është duke dashur të qeverisë në demokraci, pra krejt ideja e tij është me udhëheq në monarki”, u shpreh Shala, transmeton Klankosova.tv. “Bomba më e madhe është Albin Kurti, kur ai shpërthen, në kuptimin figurativ po e them, kemi me pasë një shkatërrim total të Republikës”, tha ai. Tutje, ai shprehet se ky është shqetësimi më i madh i tij, sesa bomba aktuale që u paralajmërua sot në Kuvendin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 44 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 4 orë më parë