Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Anëtarësimi i gazetarëve sportiv në Asociacionin ndërkombëtar, lajm historik

NULL NULL
10.02.2016 18:30

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka uruar anëtarësimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS).

Ai është shprehur se anëtarësimi përbën një lajm historik për gazetarinë sportive të Kosovës, dhe kjo duhet të shfrytëzohet në avancimin e mëtejmë jo vetëm të gazetarisë sportive, por edhe të sportit në përgjithësi.

Sipas tij, ky është një kurorëzim i punës dhe angazhimit të SHGSK-së dhe gazetarëve që përcjellin dhe raportojnë me profesionalizëm ngjarjet dhe jetën sportive në vendin tonë, transmeton Klan Kosova.

Shala ndër të tjera ka thënë se ky anëtarësim është një dëshmi e sukseseve të sportit të Kosovës dhe ndërkombëtarizmit të tij në të gjitha sferat.

Ministri Shala tha se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, e në këtë kontekst edhe punën e SHGSK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.