Sërish nuk u takuan NULL NULL 03.06.2015 10:40 03.06.2015 10:40 Rita Ora dhe ish-i i saj Calvin Harris të martën ishin të ftuar në ceremoninë Glamour Awards. Por kjo nuk ndikoi që ata të takohen, pasi angazhimet e Ritës në Azi e pamundësuan prezencën e saj në këtë mbrëmje. Të dytë u kurorëzuan me çmime gjatë kësaj mbrëmjeje. Rita e fitoi atë për “Personalitetin Më Të Mirë Televiziv”, i cili vjen pas paraqitjes së saj në emisionin The Voice, çmim të cilin e pranoi me anë të një videolinku. Ndërsa Calvin u kurorëzua me çmimin “Mashkulli i Vitit”. Një burim ka thënë se Rita e kishte të planifikuar këtë udhëtim disa muaj më parë, dhe nuk ka vend për spekulime se ajo po i shmanget ambienteve ku është prezent edhe ish i dashuri i saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat mendojnë se Taylor Swift doli në publik me Travis Kelce për të shkëputur vëmendjen nga divorci i Sophie Turner 2 days
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 1 week