Sërish bastisje në Varagë, konfiskohen edhe tri pushkë gjuetie NULL NULL 01.12.2024 15:15 01.12.2024 15:15 Zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani Përgjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka kontrolluar kanalin e Ibër Lepencit në fshatin Varagë. Po ashtu u kryen edhe bastisje, ku janë konfiskuar tri pushkë gjuetie. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani. Ai shtoi se nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë Policore K-9. “Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9 e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, tha Elshani.