Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seria ‘Squid Game’ ka shtuar interesin e njerëzve për mësimin e gjuhës koreane

NULL NULL
11.10.2021 21:03

Interesimi për të mësuar gjuhën koreane është rritur që nga fillimi i serisë së suksesshme të Netflix-it “Squid Game”, raportuan shërbimet e mësimit, duke nënvizuar një obsesion global në rritje me kulturën e Koresë së Jugut nga argëtimi tek produktet e bukurisë.

Sipas aplikacionit të mësimit të gjuhës Duolingo Inc (DUOL.O), seria me nëntë pjesë, në të cilin konkurrentët luajnë lojëra vdekjeprurëse të fëmijërisë në një përpjekje për të fituar 38.19 milion dollarë, kishte nxitur, si studentët fillestarë ashtu edhe ata ekzistues, që të mësonin gjohën koreane.

Ky aplikacion raportoi një rritje prej 76 përqind në përdoruesit e rinj që regjistroheshin për të mësuar gjuhën koreane në Britani dhe 40 përqind në Shtetet e Bashkuara gjatë dy javëve pas premierës së shfaqjes.

Vetëm këtë javë, Fjalori Anglisht i Oksfordit (OED) shtoi 26 fjalë të reja me origjinë koreane në botimin e tij të fundit, duke përfshirë “hallyu”, termi i përdorur gjerësisht për të përshkruar suksesin global të muzikës, filmit, TV -së së Koresë së Jugut, modës dhe ushqimit.

Ka rreth 77 milionë folës koreanë në të gjithë botën, sipas Fondacionit Kore për Shkëmbimin Kulturor Ndërkombëtar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.