Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Seria e re Galaxy A – më shumë seç mund të prisni

NULL NULL
25.04.2025 19:37

Në një botë ku teknologjia është më shumë se një mjet – është mënyra si lidhemi, punojmë dhe shprehim veten – Seria e re Galaxy A sjell një përvojë që e bën çdo ditë më të lehtë, më të bukur dhe më të fuqishme.

I krijuar për ata që duan më shumë nga telefoni i tyre, ky modeli i ri A56 bashkon elegancën, inteligjencën artificiale dhe performancën e avancuar në një pajisje të vetme.

Me trashësi vetëm 7.4 mm dhe peshë 198 g, Galaxy A56 përshtatet natyrshëm në dorë, ndërsa dizajni  linear dhe modern i jep pamje të sofistikuar.

Zgjedhja mes katër ngjyrave elegante i jep secilit mundësinë të shprehë stilin e vet. Jo vetëm kaq, por për herë të parë samsung garanton jetëgjatësinë, me deri në gjashtë përditësime të sistemit operativ pa cenuar përdorimin e telefonit.

Nëse je adhurues i filmave, rrjeteve sociale apo fotografisë, ekrani 6.7” Super AMOLED është porta jote për një botë të pasur ngjyrash dhe detajesh. Me ndriçim deri në 1,200 nits, falë Vision Booster, pamja është perfekte në çdo kusht ndriçimi. Por aty ku Galaxy A56 5G shkëlqen vërtet, është sistemi i përmirësuar i kamerave.

Kap momente mahnitëse me Super HDR, realizo video të qarta edhe në dritë të ulët me Nightography me rezolucion të lartë, dhe ndaje çdo selfie menjëherë – sepse tani kamera frontale 12 MP jep ngjyra natyrale dhe fokus të përkryer. Dhe kur ndonjë element prish foton, funksioni Object Eraser e eliminon menjëherë, pa mundim.

Brenda këtij telefoni elegant ndodhet një procesor Octa-core i përmirësuar, një sistem inteligjent ftohjeje, dhe deri në 256 GB hapësirë, për të mundësuar multitasking të shpejtë, streaming pa vonesa dhe zbavitje me lojërat më të fundit që kërkojnë grafikë të përmirësuar. Dhe me një bateri 5,000 mAh dhe karikim të shpejtë 45W, seria e re e Galaxy A është gati të të shoqërojë gjatë gjithë ditës. Nga 0 në 60% në vetëm 30 minuta – ky telefon është bërë për të qëndruar gjithmonë një hap përpara.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.