Serena Williams nuk do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Tokio 2020 NULL NULL 27.06.2021 15:44 27.06.2021 15:44 SERENA WILLIAMS (USA) TENNIS - THE CHAMPIONSHIPS -WIMBLEDON - ALL ENGLAND LAWN TENNIS AND CROQUET CLUB - ATP - WTA - ITF - WIMBLEDON - SW19 - LONDON - GREAT BRITAIN - 2019 © TENNIS PHOTO NETWORK Katër herë fituesja e medaljes së artë olimpike, Serena Williams, ka konfirmuar se ajo nuk do të luajë në lojërat të Tokios të kësaj vere. 39-vjeçarja amerikane, e cila bëri debutimin e saj në lojërat në Sidnei në vitin 2000, e bëri njoftimin të dielën në konferencën e saj para mediave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Në të vërtetë nuk jam në listën olimpike, për çfarë nuk jam e njoftuar. Nëse është kështu, atëherë s’duhet të jem”, tha ajo. Williams nuk donte të jepte hollësi kur u pyet më shumë rreth vendimit. Kampionia e 23-fishtë e Grand Slam-it tashmë kishte treguar se nuk dëshironte të udhëtonte në Tokio sepse nuk mund ta merrte vajzën tre-vjeçare Olympia për shkak të kufizimeve të lojërave që po zhvillohen atje. “Ka shumë arsye që unë kam marrë vendimin tim Olimpik. Nuk më pëlqen të hyj në to sot. Ndoshta një ditë tjetër. Më vjen keq,” tha ajo. Williams fitoi të artën në dyshe në Londër 2012, me dy medaljet e saj të tjera që erdhën në dyshe në Sydney 2000 dhe Pekin 2008.