Serdar Ortaç në Klan Arena nga datat 3 dhe 4 qershor NULL NULL 16.05.2022 17:04 16.05.2022 17:04 Kohëve të fundit është ndjerë mungesa e organizimeve të koncerteve dhe performanca e artistëve të ndryshëm botërorë. Tashmë, Klan Arena i ka hapur dyert dhe po përkujdeset për argëtimin e të gjithëve, këtë herë në skenë do të performojë live këngëtari i mirënjohur turk Serdar Ortaç, së bashku me orkestrën e tij prej 18 personave, në datat 3 dhe 4 qershor. Serdar Ortaç është krijues dhe këngëtar i shumë hiteve si: Karabiberim, Gamzelim, Dansöz, Şeytan, Balım etj, ku edhe mori shumë çmime ndër vite. Ndër të tjerash, është edhe një ndër kompozitorët dhe tekstshkruesit më të mirë në Turqi. Serdar Ortaç do të shpalosë këto hite me audiencën, duke festuar fuqinë e këtyre këngëve për t’i argëtuar njerëzit. Serdar Ortaç, së bashku me ekipin orkestral të tij, do të performojë dy net radhazi në Klan Arena, performancë kjo që nuk duhet humbur assesi. Biletat mund t’i gjeni në Klan Arena, në www.klanarena.com si dhe në çdo pikë të Artmotion. Ejani të kalojmë një mbrëmje të paharrueshme.