Serbia thotë se i arrestuari për krime në Dubravë u kap kur shkoi për të denoncuar pronën e uzurpuar NULL NULL 02.12.2022 11:19 02.12.2022 11:19 Policia e Kosovës njoftoi sot se ka arrestuar serbin G. M. (1958), si i dyshuar për krime lufte në burgun e Dubravës më 1999. Ndaj këtij njoftimi ka reaguar zyra për Kosovën në Serbi, e cila dha detaje tjera për rastin. Sipas njoftimit, thuhet si i dyshuari është arrestuar dje në komunën e Istogut, kur ka shkuar, gjithnjë sipas njoftimit, për të denoncuar pronën e uzurpuar, raporton Klankosova.tv. Gjegjësisht, siç thuhet nga kjo zyrë, bëhet fjalë për një pensionist, i cili si person i zhvendosur jeton në rrethinën e Beogradit dhe i cili “disa herë ka shkuar pa probleme në Kosovë”. -LEXOJENI EDHE KËTË Të mbijetuarit tregojnë tmerrin e Dubravës (VIDEO) – Klan Kosova Kjo zyrë njofton po ashtu se të dyshuarit i ka caktuar një avokat, i cili do ta vizitojë sot në paraburgim në Prishtinë. Më tej, kjo zyrë ka hedhur poshtë dyshimet e hetuesisë së Kosovës për të arrestuarin, duke thënë se këto janë “aktakuza të rreme” kundër serbëve të Kosovës. Policia e Kosovës, ndërkaq, njoftoi sot se i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullsisë civile në masakrën e Dubravës. /Klankosova.tv