“Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 13:01 07.07.2025 13:01 Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua me bombë, mirëpo sipas institucioneve të sigurisë ky alarm doli të ishte i rrejshëm. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla deklaroi se kërcënimi erdhi nga Serbia. Lidhur me këtë temë, në “Kosova Today” ka folur sekretari për Siguri Publike nga Partia e Lirisë, Faik Basha, tani Kosova, Shqipëria e i tërë Ballkani duhet të jenë në përgatitje, pasi sipas tij Serbia po vepron në interesa të Rusisë e Kinës për të krijuar destabilizim në rajon, transmeton Klankosova.tv. “Kemi diskutuar në vazhdimësi për kërcënimet që vijnë nga Serbia. Kosova ka qenë herë pas here nga grupe terroriste, të stërvitur, të përgatitur dhe të futur për të destabilizuar pjesërisht Kosovën, me qëllim për të mbajtur gjallë interesat e disa politikanëve serbë”. “Mendoj se me telefonatën kërcënuese më shumë kemi të bëjmë me sulm në vazhdën e interesave të Serbisë për të pasur një faktor në lidhje me interesant e Putinit, tashmë edhe të Kinës,për të krijuar vatra të reja dhe për të krijuar shqetësime dhe destabilizim në rajonin e Ballkanit. Kosova duhet të përgatitet, Shqipëria duhet të përgatitet, Ballkani duhet të jetë e përgatitur që gjeopolitika nuk do të jetë si më parë”, tha Basha. Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha se ishte joprofesionale reagimi i deputetëve të Kuvendit, pas alarmit për bombë, pasi sipas tij, shumica ishin duke pirë kafe në afërsi të parlamentit. Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj jep detaje nga numri që kërcënoi parlamentin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 32 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 47 minuta më parë