Serbia mendon se ka gjasa NULL NULL 02.04.2015 07:27 02.04.2015 07:27 Presidenti i Federates serbe thotë se ndeshja e Serbisë kundër Shqipërisë është vendimtare. Serbia nuk do të dorëzohet në garën për një biletë drejt Euro 2016. Të paktën kështu e mendon presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic, i cili e pranon se humbja në transfertë me Portugalinë ishte zhgënjyese për kombëtaren serbe. Në një intervistë dhënë për mediat serbe, numri 1 i federatës shpreh bindjen se Shqipëria do të ndalet në rrugën e saj duke bërë një parashikim për fazën e dytë. “Ku do t’i grumbullojë Shqipëria pikët e tjera? Ata do të luajnë dy sfida në transfertë me Danimarkën dhe Armeninë ndërsa do të presin Serbinë dhe Portugalinë. Asnjë prej ndeshjeve të mbetura nuk është më vendimtare se ajo ndaj Shqipërisë. Aty luajmë edhe shanset tona. Do kërkojmë të fitojmë patjetër dhe duhet t’ia dalim mbanë”. Në vijim, Karadzic shton se Portugalia mund t’i japë një ndihmë të madhe Serbisë pasi është skuadra më e fortë e Grupit I dhe në këtë mënyrë mund të fitojë çdo ndeshje të mbetur, përveç asaj kundër Serbisë. “Do kërkojmë të fitojmë ndaj Danimarkës dhe Shqipërisë. Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve, me shumë mundësi Portugalia do vijë në Serbi si e kualifikuar, prandaj ne mund ta kemi më të lehtë për të fituar”. Një deklaratë që ndodhta i kalon kufijtë e imagjinatës por që mbështetet nga llogaritë matematikore pasi Serbia vazhdon të jetë në garë për të siguruar pjesëmarrjen në europian. Gjithsesi, Karadzic e pranon se situata aktuale është e vështirë pasi skuadra nuk ka bërë hapa përpara, duke ndikuar edhe në gjendjen psikologjike të ekipit. “Jam i vetëdijshëm për presionin e madh psikologjik që është krijuar. Unë jam i shqetësuar për këtë situatë po aq sa edhe tifozët e ndershëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Blu me detaje argjendi, Real Madrid zbulon uniformat si mysafir për sezonin e ardhshëm 22 minuta më parë
Futboll Alexander-Arnold mori dy dhurata nga Real Madridi pasi nënshkroi kontratë me klubin 2 orë më parë