Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Serbia me plan për t’iu përgjigjur presioneve për Kosovën”, Vuçiqi e mbledh urgjent Qeverinë

NULL NULL
04.04.2024 08:38
Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto: Arkiv

​ Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.

Përveç Vuçiqit në këtë takim do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ministra dhe përfaqësues nga sektori sigurisë e ushtrisë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë seancë në formatin më të gjerë, Siç raporton gazeta beogradase Novosti do të diskutohet për planin e veprimit, gjegjësisht siç thuhet për “reagimin e shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit kur bëhet fjalë për Kosovën e dhe Republikën Sërpska”.

Gjithashtu pritet që në agjendë të jenë temat rajonale dhe sfidat ekonomike.

lajme të ngjashme