Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia falënderon Irakun për mosnjohjen e Kosovës

NULL NULL
18.06.2021 14:37

Ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq u takua sot me Sekretarin e Lartë të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irakut, Nazar Issa Abdulhadi Al-Khairullah.

Stefanoviq falënderoi zyrtarin irakian për siç tha ai “mbështetjen parimore në çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës” dhe kujtoi se “Serbia dhe Iraku janë të lidhura me dekada të lidhjeve historike dhe marrëdhënieve miqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Temë e takimit ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në periudhën e mëparshme, si dhe mundësitë e përmirësimit të tij në segmente me interes të përbashkët.

 

lajme të ngjashme