Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia dhe Bosnja kundër deklaratës së Samitit të SEECP-së në Tiranë, shkak Ukraina dhe NATO

NULL NULL
16.06.2025 20:30

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Sipas tij, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

“Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane”.

“Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, u shpreh Begaj, shkruan Euroneës, transmeton KLankosova.tv.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë sfidave globale, pasi tha se çfarëdo që ndodh sot në botë është rrezik edhe për rajonin.

Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. Në përfundim, ishte planifikuar firmosja e deklaratës para fotos zyrtare të liderëve, por kjo nuk ndodhi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.