Serbia e mbajti në burg afër 6 vjet, Mehmetaj: 198 mijë franga m’i kanë hangër avokatët NULL NULL 19.03.2026 14:35 19.03.2026 14:35 Përveç burgut që mbajnë në Serbi, me akuza të fabrikuara për krime lufte, shqiptarët e Kosovës janë duke u shpenzuar financiarisht pa masë. Nezir Mehmetaj ka mbajtur 5 vjet e nëntë muaj burg në Beograd. Ai thotë se ka shpenzuar afër 220 mijë euro për mbrojtjen e tij. “198 mijë franga që i kam marrë prej Zvicre, krejt i kanë hangër avokatët”, ka thënë Mehmetaj për emisionin MAT në Klan Kosova. Edhe Avni Qenaj, që ka qëndruar në burg në Beograd për dy muaj e gjysmë, është shpenzuar shumë. “Totali nuk dihet saktë, se vëllai ka folur me avokatë. Si ka folur, 10 mijë në start ia ka dhënë… tutje… S’kam qejf me thënë shifra… afërsisht e rrok deri 60 mijë euro”, shprehet ai. Ndërkaq Hasan Dakaj, i cili është ndihmuar edhe nga bashkëfshatarët e Korishës së Prizrenit për avokatë, ka shpenzuar 30 mijë euro. Më poshtë e gjeni të plotë dokumentarin “Çekani i padrejtësisë”: