Serbia angazhon lobues në ShBA, Kosova s’dihet (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 26.07.2023 20:35 nga Flamur Gajtani 26.07.2023 20:35 Si shtet evropian, po do që politikat e veta t’i shpjegojë përtej Atlantikut. Serbia ka arritur kontratë njëvjeçare 740 mijë dollarësh, që kompania KARV të lobojë në Amerikë për interesat e tyre, raporton Klan Kosova. Një aktivitet si ky i diplomacisë serbe, po shihet i nevojshëm edhe për atë kosovare, e cila po kritikohet se po qëndron pasive në këtë drejtim. Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, pohon se Ministria e Jashtme s’po bën sa duhet për njoftimet në këso aktivitete. Këtë qasje po e kritikon edhe Avni Spahu, ish-ambasador i Kosovës në Uashington, veçmas tash pas sanksionimit të Kosovës. Së fundi qarkulluan informata se MPJD angazhoi operator për këtë çështje por kjo sipas Spahiut, nuk është ajo që kërkohet. Ministria e Punëve të Jashtme për këtë temë të mërkurën nuk i ktheu përgjigje televizionit. E sipas monitoruesve të diplomacisë, detajet e lobimit edhe mund të mbesin konfidenciale por publiku duhet ta dijë nëse ka kontratë aktive. /Klankosova.tv