Serbi: Arrestohet babai nën dyshimin se përdhunoi të bijën e tij që kur ajo ishte 6 vjeçare NULL NULL 26.01.2024 17:25 26.01.2024 17:25 Pamje nga profili i të dyshuarit në Facebook. Një burrë 45-vjeç nga Novi Pazari, Serbi, është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar vajzën e tij 13-vjeçare, shkruan media serbe “Blic”. Raportohet po ashtu se ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të që në moshën 6-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. Arrestimi i tij erdhi pasi pedofili i dyshuar ishte dënuar edhe më parë për joshje të të miturve dhe pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd e ndoqën atë. Siç raporton “Blic”, dyshohet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën e tij minorene duke bërë seks, teksa ato pamje ua dërgonte të tjerëve përmes mesazheve në rrjete sociale. Ai publikonte shpesh foto me vajzën e tij në rrjetet sociale. Aktualisht ndodhet në burg në Beograd. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e të ndaluarit në stacionin në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë 40 sekonda më parë
Kosova Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë 5 minuta më parë
Kosova QKMK: Shmangni autostradat drejt Zagrebit, 500 mijë persona pritet të marrin pjesë në një koncert 10 minuta më parë