Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbëve të veriut nuk u pëlqen shumë të pyeten për targat (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 20.11.2022 20:21

Vetura me tabela KM që Qeveria e Kosovës po i quan ilegale, u panë të qarkullonin goxha edhe këtë të diel në Mitrovicën e Veriut, ani se lëvizja e tyre nëpër territorin kosovar pa gjobë u shty edhe për 24 orë.

Për Zorica Markiq,  banore e Lagjes së Boshnjakëve, ndërrimi i tyre në RKS, për serbët nuk është i lehtë. Megjithatë, Markiq është ithtare e bashkëjetesës me fqinjët e saj shqiptar.

Pjesa tjetër e serbëve të veriut, nuk kanë në qejf fort këtë temë. E ata që deri diku pranojnë të flasin, janë kategorikisht kundër shqiptimit të gjobave.

Dënimi për veturat me tabela të jashtëligjshme që do hyjë në fuqi të martën, pritet të jetë 150 euro dhe pason masën e qortimit të vendosur nga 1 nëntori.

lajme të ngjashme