Serbët që i vizitoi dje Kurti thonë se po kërcënohen nga komuna paralele në Istog (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 08.02.2023 20:18 nga Drin Demiri 08.02.2023 20:18 Nëpër rrugën e pashtruar të Oprashkut të Istogut, kaloi eskorta e kryeministrit Albin Kurti, të martën. Asfaltimi i saj ishte edhe një ndër kërkesat e serbit Petko Miletiq për shefin e Qeverisë, të cilit i bëri sefte konak. Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i shkuan mysafirë edhe Sllavisha Komatoviqit në Zallq, derisa takuan edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb këtu në vizitën për të cilën njoftoi vetë kryeministri në Tëitter, njofton Klan Kosova. Ata që i takoi kryeministri një ditë më parë nuk deshën të prononcohen para kamerës, por prapa saj thanë se shefit të ekzekutivit i paraqitën hallet e tyre, për të cilat kërkuan ndihmë. Arsye për këtë mund të jetë thirrja të cilën disa prej tyre thonë se pas lajmit e pranuan nga komuna paralele serbe në Istog që i paralajmëroi se mund t’u hiqet asistenca sociale. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.