Serbët në veri protestuan kundër Vuçiqit e Listës Serbe NULL NULL 28.01.2023 18:19 28.01.2023 18:19 Një grup serbësh janë mbledhur sot në qendër të Mitrovicës Veriore për të protestuar kundër Listës Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ata thanë se protesta është organizuar për shkak të Lista Serbe dhe Vuçiqi “nuk i kanë përmbushur” kërkesat që grupi i qytetarëve protestues i kanë paraqitur në protestën e 8 janarit. Një nga folësit, Goran Milenkoviq, ka thënë se kërkesa e tyre e parë ka qenë që njësitet speciale policore të tërhiqen nga veriu i Kosovës. “Ata s’kanë çfarë kërkojnë këtu, e as që na duhen gjë këtu”, tha Milenkoviq. Kërkesa tjetër ka qenë lirimi i të arrestuarve, ndërsa e treta ka qenë çështja e targave për çka Milenkoviq tha se u është premtuar se targat ilegale KM do të kenë mundësi t’i përdorin deri në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Protesta është mbikëqyrur në vazhdimësi nga forca të Policisë së Kosovës, por ka përfunduar pa ndonjë incident. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë