Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbët e Kosovës shkojnë në Serbi, përkrahin protestat e studentëve

NULL NULL
15.02.2025 12:01
Foto nga KoSSev

Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, kanë shkuar në Serbi për t’i përkrahur protestat e studentëve atje.

“Të mbështesim studentët, rininë dhe gjithë botën e zgjuar që është në grevë me muaj në të gjithë Serbinë. Kemi ngecur në një vend për një kohë të gjatë”, këto ishin mesazhet e tyre në mëngjesin e sotëm nga stacioni i autobusëve në Mitrovicë.

Protestat në Serbi kanë ardhur pas tragjedisë së rrëzimit të një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad që la të vdekur 15 persona. Këto protesta po vazhdojnë tash e sa muaj. /klankosova.tv

lajme të ngjashme